Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Arrestohet një gjilanas, sulmoi nënën dhe motrën

Arrestohet një gjilanas, sulmoi nënën dhe motrën

Kronika May 28, 2020 - 10:23

Dje rreth orës 17:30 është arrestuar një person, i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj nënës dhe ndaj motrës së tij.

I dyshuari kishte kanosur dhe kishte sulmuar verbalisht të dyja viktimat, përcjell “Zeri.info”.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe si pasojë e kësaj është dashur të marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar më pas është dërguar në mbajtje.