Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Kronika May 28, 2020 - 12:26

Është gjetur pa shenja jetë një person në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për “Zërin” qe personi në fjalë është gjetur në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ky person po dyshohet se është i njëjti person i cili është raportuar dje si i zhdukur nga familjarët e tij.

“Mund të konfirmojmë se është gjetur një person pa shenja jete. Ai është gjetur në një objekt ose shtëpi të pabanuar. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një person, i cili dje është raportuar si i zhdukur nga familjarët”, ka thënë Zahiti për “Zërin”.

Ndërkohë, “Zëri” nga burimet e veta mëson se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. /Zëri