Vdekje e dyshimtë e një gjilanasi në QKUK

Vdekje e dyshimtë e një gjilanasi në QKUK

Kronika May 29, 2020 - 10:31

Në raportin e 24-orëshit të Policisë së Kosovës njoftohet për një vdekje të dyshimtë, ku thuhet se viktima mashkull nga qyteti i Gjilanit është transferuar nga Spitali i qytetit për në QKUK, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Më datën 27.05.2020, rreth orës 08:00, nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.