Gjakovari lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK pasi ra nga çatia

Gjakovari lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK pasi ra nga çatia

Kronika June 01, 2020 - 09:54

Një punëtor në Gjakovë është lënduar në vendin e punës.

Ai përderisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi rreth 4 metra, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, transmeton “Zeri.info”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe inspektori i punës. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës e me pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë në lidhje me rastin.

Në konsultim me prokurorin, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i firmës, i cili me pas është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri