Tetë vjet burgim për gjilanasin, kishte grabitur barnatore e shtëpi

Tetë vjet burgim për gjilanasin, kishte grabitur barnatore e shtëpi

Kronika June 05, 2020 - 16:57

Në person në Gjilan është dënuar me 8 vjet burgim nga Gjykata Themelore, për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje e rëndë”.

Përveç dënimit me burg, i pandehuri F. R. është gjobitur edhe më 1000 euro, transmeton Zeri.info.

Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, i pandehuri F.R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që t’ia japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 euro.

Po ashtu, gjithnjë sipas kësaj gjykate, i pandehuri me datë 11.11.2019, rreth orës 20:00,ë rrugën “7 shtatori” në barnatoren “Green Pharmacy” me anë të përdorimit të forcës dhe kërcënimit të armës, merr nga shitësja shumën e parave në vlerë prej 140 Euro.

Me këto veprime, Gjykata thotë se i pandehuri ka kryer veprat penale “grabitje”.

Gjithashtu i akuzuari me datë 19.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Besim Bokshi” në shtëpinë e të dëmtuarit B. M., përdor forcën, hap derën e shtëpisë, duke marr një televizor plazma të markës “Fuego”, po ashtu me datë 13.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Nexhat Orana” në shtëpinë e të dëmtuarit S. E., gjithashtu merr një televizor të markës “Sony”.

Me këtë rast, Gjykata thotë se i akuzuari ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë”.

Kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri, për secilën vepër të akuzuarin e ka gjykuar me nga 3 vite burgim dhe 250 euro gjobë, ndërsa, konform nenit 76 të Kodit Penal të Kosovës, pika 2.3, thotë se nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim prej tri (3) vjet për secilën nga veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se tetë (8) vjet. /Zëri