Arrestohen 3 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që kaluan ilegalisht kufirin me Kosovën

Arrestohen 3 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që kaluan ilegalisht kufirin me Kosovën

Kronika June 06, 2020 - 12:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut që kishin tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin nga mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Policia thotë se personat kanë tentuar të hyjnë në Kosovë duke iu shmangur kontrollit kufitar.

Të dyshuar janë intervistuar nga prokuroria dhe pastaj janë kthyer mbrapa në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit kanë tentuar ta kalojnë kufirin gjatë të premtes.