Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dhunoi dhe vrau 11 vjeçarin në Fushë Kosovë

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dhunoi dhe vrau 11 vjeçarin në Fushë Kosovë

Kronika June 06, 2020 - 15:32

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj personit i cili kishte dhunuar dhe më pas e kishte vrarë 11 vjeçarin në Fushë Kosovë në muajin korrik të vitit 2019

I akuzuari me inicialet S.O i komunitetit rom, sipas raportimeve nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e fëmijëve KOMF, ishte dhunuar tre herë radhazi, raporton Zeri.info.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë”, thuhet në njoftim

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar për dhunën ndaj viktimës ishte deklaruar edhe nëna e tij e cila kishte thënë se vdekja e të birit nuk i erdhi natyrshëm dhe se atë e kishin dhunuar dhe më pas e kishte vrarë po i njëjti person.