Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronika July 02, 2020 - 10:38

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje tre persona në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Arrestimi i tyre vjen pas raportimit se persona të ndarë në dy grupe kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete në të cilën janë përdorur edhe armët.

Sipas Policisë së Kosovës, dy persona nga ky rast kanë marrë lëndime trupore me ç’rast është dashur të marrin tretman mjekësor, përcjell “Zeri.info”.

Një nga personat e dyshuar ndodhët në arrati.

“ Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve ku janë përdorur edhe armët, dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore nga armë zjarri. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetë dhe konfiskuar një armë dhe katër fishekë. Njëri nga të dyshuarit gjendet ne arrati ndërsa tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.