Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhjen e një motoçiklete dhe nëntë kompjuterëve

Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhjen e një motoçiklete dhe nëntë kompjuterëve

Kronika July 03, 2020 - 15:36

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar, i komunitetit ashkali, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit për media nga Nënstacioni Policor në Vitomiricë të Pejës, i dyshuari ka vjedhur një motoçikletë, përcjell “Zeri.info”.

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Pejë ka arritur që dje të bëjë identifikimin e personit dhe të arrestojë të dyshuarin N.A. (1086), tek i cili është gjetur motoçikleta e vjedhur, si dhe disa shtëpiza të kompjuterëve, që dyshohet se i kishte vjedhur në tjetër lokacion.

“Tek i dyshuari në një fushë është gjetur motoçikleta, që i është vjedhur viktimës. Përpos saj, në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe nëntë (9) copë shtëpiza të kompjuterëve, të cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur në një tjetër lokacion”, ka thënë PK-ja.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, ndërsa motoçikleta dhe shtëpizat u janë kthyer pronarëve legjitimë. /Zëri