Aksident në Tiranë, humb jetën 24- vjeçari

Aksident në Tiranë, humb jetën 24- vjeçari

Kronika July 04, 2020 - 18:37

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri 24- vjeçar, ndërsa shoferi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,ë ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.