Dy persona me maska tentojnë të grabisin pompën e derivateve në Prishtinë

Dy persona me maska tentojnë të grabisin pompën e derivateve në Prishtinë

Kronika July 06, 2020 - 11:16

Të dielën dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një pompë të derivateve në Prishtinë.

Tentimi i tyre ka dështuar pasi nuk kanë arritur të marrin kasafortën me para, transmeton “Zeri.info”.

Siç njofton Policia përmes raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnate.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar kanë hyrë në brendi të pompës dhe kanë tentuar të marrin kasafortën, mirëpo nuk kanë arritur dhe më pas kanë ikur me veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri