Mbytet në plazhin e Durrësit 60-vjeçari nga Kosova

Mbytet në plazhin e Durrësit 60-vjeçari nga Kosova

Kronika July 06, 2020 - 14:24

Një burrë 60-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 13:00, ndërsa Policia ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

“Më datën 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13, plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë në Durrës, transmeton “Zeri.info”.