Vdes Hajrullah Gorani në moshën 89-vjeçare

Vdes Hajrullah Gorani në moshën 89-vjeçare

Kronika July 06, 2020 - 18:57

Gjatë ditës së sotme ka vdekur Kryetari i Këshillit Nismëtar të BSPK-së, Hajrullah Gorani.

Lajmin e ka konfirmuar e bija e tij përmes një postimi në Facebook, e cila tha se Hejrullahu vdiq pasditen e sotme në moshën 89-vjeçare, përcjell Zeri.info.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, I rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, tha ajo përmes këtij shkrimi. /Zëri