Gruaja nga Malisheva raporton në Polici bashkëshortin dhe vjehrrin për dhunë fizike

Gruaja nga Malisheva raporton në Polici bashkëshortin dhe vjehrrin për dhunë fizike

Kronika July 07, 2020 - 08:54

Një rast i dhunës në familjes është raportuar të hënën në Malishevë.

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj bashkë me babanë e tij në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton “Zeri.info”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri/