Kosovari mashtrohet me mbi 2600 euro për një vizë

Kosovari mashtrohet me mbi 2600 euro për një vizë

Kronika July 07, 2020 - 09:13

Një kosovar ka qenë viktimë e mashtrimit me vizë.

Në muajin prill viktima ia kishte dhënë 2610 euro një të dyshuari që t’ia rregullojë vizën për në shtetet e jashtme, por pas 3 muajve ai e ka raportuar rastin në Polici, transmeton “Zeri.info”.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

“Më datën 06.07.2020 viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një kompanie, i cili viktimës i kishte premtuar që t’ia rregullojë vizën për shtetet e jashtme dhe për atë shërbim viktima të dyshuarit ia kishte dhënë 2610 (dymijë e gjashtëqind e dhjetë) euro”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri