Aksident në Bardhosh, lëndohen 4 persona

Aksident në Bardhosh, lëndohen 4 persona

Kronika July 07, 2020 - 09:25

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për “Zërin” se nga ky aksident janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 08:00, në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 4 perona janë lënduar. Ata janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë për “Zërin” Ahmeti.

“Zeri.info” sjell fotografi nga vendi i ngjarjes:

 

Image

Image

Image

Image