Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohet një këmbësore

Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohet një këmbësore

Kronika July 07, 2020 - 17:33

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një këmbësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar këtë rast, në të cilin thotë se janë përfshirë tri vetura.

“Këmbësorja ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor është liruar”, tha Zahiti për “Zërin”.