Durrës: Gjendet e vdekur një 60-vjeçare, dyshohet se është mbytur në det

Durrës: Gjendet e vdekur një 60-vjeçare, dyshohet se është mbytur në det

Kronika July 07, 2020 - 19:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Një grua e moshës 60-vjeçare, është gjetur pa shenja jetë.

Dyshohet se ajo është mbytur duke u larë në det.

Ndërkohë policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Abc News.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe,  banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.