Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

Kronika July 09, 2020 - 09:48

Dje gjatë ditës në Policinë e Kosovës, në stacionin në Graçanicë, është raportuar për vdekjen e një personi.

Vëllai i personit të vdekur e ka raportuar rastin në PK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, përcjell “Zeri.info”.

Këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.