Arrestohet një person, ngacmoi seksualisht një femër në Fushë-Kosovë

Kronika July 10, 2020 - 11:13

Policia e Kosovës dje, rreth orës 13:30, në Fushë Kosovë, ka arrestuar një person si të dyshuar për ngacmim seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuar kishte ngacmuar seksualisht një femër kosovare në Fushë-Kosovë, përcjell “Zeri.info”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.