Vdekje e dyshimtë në Rahovec

Vdekje e dyshimtë në Rahovec

Kronika July 11, 2020 - 11:14

Në komunën e Rahovecit është raportuar në Polici se është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij, raporton Zeri.info

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rahovec, 09.07.2020-NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri