Aheng me 130 të ftuar, policia ndërhynë në një restorant në Gjakovë

Aheng me 130 të ftuar, policia ndërhynë në një restorant në Gjakovë

Kronika July 12, 2020 - 13:23

Policia e Kosovës në Gjakovë ka ndërhyrë në një aheng që ishte organizuar në një restorant.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të shtunën rreth orë 10:15, ndërsa në aheng ishin tubuar rreth 130 pjesëmarrës, transmeton Zeri.info.

“Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant, në lokacion kanë dal njësitë policore së bashku me inspektorët komunal ku kanë hasur në një aheng familjar, në të cilin kishin qenë te tubuar rreth 130 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Zëri