Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Shtetasja e Shqipërisë kapet me pasaportë të falsifikuar në aeroportin “Adem Jashari”

Shtetasja e Shqipërisë kapet me pasaportë të falsifikuar në aeroportin “Adem Jashari”

Kronika July 12, 2020 - 13:53

Një qytetare e Shqipërisë ka tentuar të largohet përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, me pasaportë të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara shtetase e Shqipërisë është arrestuar pasi në aeroport në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të Polonisë, në emër të një femre, e cila pasaportë dyshohet se është e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Zëri