Arrestohen tre persona për organizim të lojërave të fatit

Arrestohen tre persona për organizim të lojërave të fatit

Kronika August 06, 2020 - 10:28

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona, të cilët janë zënë duke organizuar dhe duke luajtur lojëra të fatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollimit të vendngjarjes janë konfiskuar kompjuterë, tiketa të lojës, televizorë etj. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke luajtur lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuterë, tiketa të lojës, printerë dhe dy televizorë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri