Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Një i burgosur dështon të arratiset nga Burgu i Smrekonicës

Një i burgosur dështon të arratiset nga Burgu i Smrekonicës

Kronika August 06, 2020 - 14:43

Një i burgosur ka tentuar të ikë sot nga Burgu i Smrekonicës.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot rreth orës 12:00 i burgosuri H.SH. ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

“Gjatë tentimit i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qenë i menjëhershëm, me ç’rast ka arritur ta parandalojë arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Është bërë e ditur se personi që ka tentuar të ikë është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale “Ndihmë në grabitje”. /Zëri