Brenda 24 orëve regjistrohen dy aksidente me fatalitet në Kosovë, 18 të tjera me të lënduar

Brenda 24 orëve regjistrohen dy aksidente me fatalitet në Kosovë, 18 të tjera me të lënduar

Kronika August 07, 2020 - 08:46

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka identifikuar 51 aksidente, të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, raporton “Zeri.info”.

Nga këto aksidente dy ishin me fatalitet, 18 të tjerë me të lënduar, si dhe 31 të aksidente trafiku me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 712 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik.

PK-ja ka njoftuar se kanë arritur që të arrestojnë vetëm gjatë ditës së djeshme 23 persona, ndërsa 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Image