Gjendet një viktimë pa shenja jete në Prishtinë

Gjendet një viktimë pa shenja jete në Prishtinë

Kronika August 09, 2020 - 12:22

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Përmes raportit 24-orësh PK-ja njofton se në vend të ngjarjes ka dal ë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, përfundon njoftimi. /Zëri