Vdes në QKUK një person pas lëndimeve të marra në vend të punës

Vdes në QKUK një person pas lëndimeve të marra në vend të punës

Kronika August 09, 2020 - 12:31

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prizren, një viktimë mashkull kosovar derisa ishte duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore dhe pas dërgimit të tij në QKUK ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri