Prishtinë, arrestohen dy persona të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Prishtinë, arrestohen dy persona të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Kronika August 10, 2020 - 09:06

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, nga Prishtina, të cilët para disa ditësh dyshohej të kenë hyrë me forcë në shtëpinë e një femre dhe të kenë vjedhur një “baby-phone”.

Policia e ka konsideruar këtë ngjarje si “Vjedhje të rëndë”, ka identifikuar të dyshuarit dhe ka arrestuar ata.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri