Gjendet një armë zjarri në rrethoja në Prishtinë

Gjendet një armë zjarri në rrethoja në Prishtinë

Kronika August 11, 2020 - 09:03

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë një person, derisa ishte duke punuar në rrethoja, ka hasur në një armë zjarri.

Përmes raportit 24-orësh, PK-ja bën të ditur se njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë konfiskuar armën, transmeton “Zeri.info”.

“NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar murin (rrethojat) kishte hasur në një armë zjarri. Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën 7.65 mm, si dhe një karikator me pesë fishekë cal.7.65”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri