Infektuar: 58399
Shëruar: 51081
Vdekur: 1466
Kreu marrëdhënie seksuale me dy të mitura, arrestohet

Kreu marrëdhënie seksuale me dy të mitura, arrestohet

Kronika August 12, 2020 - 09:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dy viktima të mitura, femra kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura, femra kosovare”, njofton PK-ja përmes raportit 24-orësh, transmeton “Zeri.info”.

PK-ja thotë se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor. /Zëri