Djali e bën nënën për spital

Djali e bën nënën për spital

Kronika August 13, 2020 - 09:27

Dje në Prishtinë, rreth orës 17:15, ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia ka njoftuar se pas sulmit e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 12.08.2020 - 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje e ka sulmuar fizikisht nënën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Zëri