Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë

Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë

Kronika August 13, 2020 - 22:14

Ka vdekur kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna – Kuqi.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Alternativës, të cilët deklarojnë se shkaku i vdekjes ka qenë beteja me infarkt masiv cerebral, njofton "Zeri.info".

“Kuqi ishte vizionar, krijues, ideator, guximtar dhe largpamës. Virtytet e tij nuk do i mungojnë vetëm familjes dhe bashkëpunëtorëve, por veprat e Kuqit do i mungojnë gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe më gjerë. Kryetari Dobruna humbi betejën me Infarkt masiv cerebral, e jo nga COVID-19 siç kanë njoftuar disa portale”, kanë bërë të ditur ata. /Zëri