Vdes një grua në Fushë-Kosovë, bie nga ndërtesa

Vdes një grua në Fushë-Kosovë, bie nga ndërtesa

Kronika August 14, 2020 - 14:47

Sot rreth orës 13:00 një grua ka vdekur në Fushë-Kosovë si pasojë e rënies nga një ndërtesë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë një person ka rënë nga një ndërtesë dhe ka ndërruar jetë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo. /Zëri