Prishtinë, një person me të meta psikike sulmon nënën, dërgohet në mbajtje

Prishtinë, një person me të meta psikike sulmon nënën, dërgohet në mbajtje

Kronika August 15, 2020 - 11:44

Dje rreth orë 10:00 në Prishtinë dyshohet se një person me të meta psikike ka sulmuar nënën e tij. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 14.08.2020 - 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike të Psikiatrisë, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Zëri