Skodër, mbytet në liqen një 24-vjeçar

Skodër, mbytet në liqen një 24-vjeçar

Kronika August 15, 2020 - 19:02

Një 24-vjeçar është mbytur në Liqenin e Shkodrës ku kishte shkuar për t’u larë së bashku me shokët e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe në vendin e quajtur Balshaj.

Mësohet se në liqen kishin shkuar 4 persona me varkë. Pasi u hodhën në ujë, 24-vjeçari me iniciale B.D. nuk doli më. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë të cilët po punojnë për gjetjen e trupit në liqen. /tvklan.al