Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Gjendet pa shenja jete një person në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një person në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Kronika September 16, 2020 - 22:16

Një person ka vdekur sonte në fshatin Bërnicë të prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zërin” se ishin njoftuar në orën 19:30 se një person në fshatin Bërnicë ka mbetur në një shtyllë elektrike, ku menëjherë një patrullë kishte dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikësit.

“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi për “Zërin” ka konfirmuar rreth orës 21:30 se personi në fjalë është zbritur në tokë dhe ekipi mjekësor ka konstatouar se ai është pa shenja jete.

“Para pak çastesh, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi./Zëri