Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, një person i lënduar rëndë

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, një person i lënduar rëndë

Kronika September 16, 2020 - 23:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.