Ryshfet për t’i kaluar provimet, arrestohet pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në Korçë

Ryshfet për t’i kaluar provimet, arrestohet pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në Korçë

Kronika September 24, 2020 - 09:17

Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” në Korçë ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër si bashkëpunues me të.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se pedagogu i arrestuar është Alket Dino, ndërsa personi tjetër i arrestuar është Xhevi Dervishi.

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët. Sipas të dhënave, Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar duke ofruar një shumë ndaj pedagogut. /TopChannel