Rritet numri i parave të falsifikuara, pesë vetëm gjatë ditës së djeshme

Rritet numri i parave të falsifikuara, pesë vetëm gjatë ditës së djeshme

Kronika September 24, 2020 - 11:35

Pesë raste të parave të falsifikuara janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Në Fushë-Kosovë një grua ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara ka hasur në një kartëmonedhë, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Po ashtu një grua tjetër nga komuna e Fushë-Kosovës ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar.

Ndërkaq, dy raste të njëjta janë raportuar edhe në komunën e Lipjanit e një në Prizren.

Sipas Policisë, të gjitha monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rastet janë nën hetime. /Zëri