Aktakuzë ndaj kamenicasit që vrau gruan me shufër metalike

Aktakuzë ndaj kamenicasit që vrau gruan me shufër metalike

Kronika September 24, 2020 - 17:42

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 korrik.

N.M. nga fshati Berivojcë në komunën e Kamenicës, më 25 korrik pas një fjalosje, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij S.M. duke e goditur me shufër metalike.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M., ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale. /Zëri