Vidhet një lokal në Fushë Kosovë

Vidhet një lokal në Fushë Kosovë

Kronika September 25, 2020 - 11:53

Gjatë ditës së djeshme një person në komunën e Fushë Kosovës ka raportuar për një vjedhje që është bërë në lokalin e tij.

"Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në lokalin e tij në të cilin kishin kryer vjedhje", bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe rasti është nën hetime. /Zëri