Shkatërrohen bimë narkotike në rajonin e Koshares

Shkatërrohen bimë narkotike në rajonin e Koshares

Kronika September 25, 2020 - 15:56

Policia e Kosovës në vazhdën e aksioneve ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike në rajonin e Koshares.

"Me datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjellura në sasi prej 212 (dyqind e dymbëdhjetë) bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 (një) deri në 3 (tre) metra", thuhet në komunikatën e dërguar nga drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Sipas Policisë në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Po ashtu, pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq Policia e Kosovës bën të ditur se do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me ligjin. /Zëri

Image

 

Image