Vdes një person në Kamenicë, u rrokullis me traktor

Vdes një person në Kamenicë, u rrokullis me traktor

Kronika September 26, 2020 - 12:06

Dje rreth orës 15:22 një person është rrokullisur me traktor në një pyll të fshatit Ruboc të Kamenicës.

Në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se viktima kishte qenë duke bartur dru në mal dhe si pasojë është rrokullisur me traktor teksa ka pësuar edhe lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKMF të Kamenicës, mirëpo sipas mjekut është sjellë pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri