Zhduket një 14-vjeçar nga Drenasi

Zhduket një 14-vjeçar nga Drenasi

Kronika September 26, 2020 - 12:26

Polica e Kosovës në raportin 24-orësh ka raportuar për zhdukjen e një 14-vjeçari nga fshati Nekoc komuna e Drenasit.

Sipas Policisë së Kosovës, 14-vjeçari nga data 23 shtator është larguar nga shtëpia e tij ndërsa deri më tani nuk është kthyer, përcjell “Zeri.info”.

Siç thuhet në raport, 14-vjeçari ka probleme shëndetesore.

“Fsh. Nekovc, Gllogovc 23.09.2020-16:00. Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.