Digjet makina e biznesmenit në Elbasan
ilustrim

Digjet makina e biznesmenit në Elbasan

Kronika September 28, 2020 - 09:12

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mjeti luksoz, tip “Porsche”, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit Elis Bahushi, ka marrë flakë në lagjen “28 Nëntori”.

Pak kohë më parë ndaj Bahushit operacioni “Forca e Ligjit” ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.

Tv Klan