Sot varrosen tre anëtarët e familjes, që vdiqën në Gjermani

Sot varrosen tre anëtarët e familjes, që vdiqën në Gjermani

Kronika October 21, 2020 - 08:44

Sot në orën 16:00 në fshatin Rahovicë të Ferizajt do të mbahet ceremonia e varrimit të tre anëtarëve të një familjeje, të cilët vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i familjes.

Disa ditë më parë tre anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani. Ata ishin duke u kthyer nga Kosova, ku kaluan pushimet e që synim kishin Zvicrën.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi pak para orës 09:00 në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, mes një makine “Audi” dhe një kamioni. /Zëri