Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqri Haxha

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqri Haxha

Kronika October 21, 2020 - 11:42

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Post Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, transmeton “Zëri”.

Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria është bërë e ditur se Shyqyri Haxha ka dëmtuar postën me shkëputjen e një kontrate me një shumë prej 9 milionë eurosh, si dhe shpenzime të tjera, të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9 milionë e 891 mijë eurove, transmeton “Zëri”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës – kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri, me ç’rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të aksionarit të datës 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9.000.000,.00 eurosh (nëntë milionë euro), si dhe shpenzime të tjera, të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022.81 eurove, (nëntë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë)”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë. /Zeri.info