Vetura bie në liqenin akumulues të Mitrovicës

Vetura bie në liqenin akumulues të Mitrovicës

Kronika October 25, 2020 - 10:31

Në Liqenin akumulues në Mitrovicë, një veturë e tipit "Golf VI" është zhytur në të.

Sipas raportimeve të “Jepi Zë”, nuk ka të lënduar, transmeton Zëri.

“Fillimisht u mendua se vetura do të nxirret shpejt dhe lehtë, pasi nuk ishte zhytur tërësisht. Por, tani duket se vetura është zhytur edhe më shumë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila ka rrethuar atë pjesë, si dhe ka larguar qytetarët e mbledhur. Zjarrfikësit janë duke u angazhuar që ta nxjerrin veturën nga uji. Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e tyre. /Zeri.info

Image