Lëndohen katër persona në një aksident në Mitrovicë
ilustrim

Lëndohen katër persona në një aksident në Mitrovicë

Kronika October 26, 2020 - 10:09

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën nacionale na fshatin Shupkovcë të Mitrovicës.

Në këtë aksident u përfshinë dy vetura dhe si pasojë u lënduan 4 persona.

Lajmin për “Zeri.info” e konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00, ndërsa Zahiti njoftoi se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të komunës./Zëri